Menu

Kush jemi ne

Shkolla e Futbollit Pro Football BL është një shkollë sportive e themeluar në vitin 2017 nga dy ish-futbollistë dhe punëtorë të njohur të sportit, Burim Surkishi dhe Lirijon Islami.

Shkolla jonë është e përkushtuar në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes futbollit, duke kombinuar edukimin sportiv, disiplinën, frymën ekipore dhe vlerat shoqërore. Qëllimi ynë është të krijojmë një ambient të sigurt, gjithëpërfshirës dhe profesional, ku çdo fëmijë ka mundësi të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij maksimal. 

Vizioni dhe Misioni

Vizioni ynë është të kontribuojmë në zhvillimin e gjeneratave të shëndetshme, aktive dhe të përgjegjshme përmes sportit. 

Misioni i shkollës është të ofrojë trajnime cilësore dhe profesionale në futboll, të promovojë përfshirjen sociale dhe barazinë, të zhvillojë aftësitë sportive, fizike dhe sociale të fëmijëve, të edukojë fëmijët me vlera si respekti, disiplina dhe puna ekipore. 

Projektet dhe Bashkëpunimet

Shkolla jonë është aktive në zhvillimin e projekteve sportive dhe komunitare, duke bashkëpunuar me: Institucione publike, komunë dhe drejtori të sportit si dhe me organizata dhe partnerë lokalë. 

Këto projekte synojnë mbështetjen e aktiviteteve sportive dhe përfshirjen sa më të gjerë të fëmijëve.