Puna që bëhet me përkushtim nuk ka nevojë për shumë fjalë – rezultatet flasin vet!
13 Mar 2026 · 1 min read
Puna që bëhet me përkushtim nuk ka nevojë për shumë fjalë – rezultatet flasin vet!
Sot për shkollën tonë është një moment i madh krenarie. Në mesin e shumë klubeve dhe shkollave të futbollit nga e gjithë Kosova, u thirr emri i shkollës sonë dhe i lojtarit tonë.
Me shumë krenari ju njoftojmë se Dijar Osmani është përzgjedhur në listën finale të 7 lojtarëve të regjionit të Prishtinës të gjeneratës 2013, nga trajneri gjerman Rainer Kraft, në kuadër të projektit TCP Academy, projekt i mbështetur nga FIFA dhe i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Ky projekt është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve të rinj dhe një mundësi e madhe për lojtarët që të evidentohen për përzgjedhjet e ardhshme të ekipeve kombëtare.
Ky sukses është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit që po rritet çdo ditë në shkollën tonë.
Urime dhe suksese të pafund Dijarit!
Krenarë me ty!
NE JEMI PRO 💙🤍
#KrenariaJonë #TalentetETëArdhmes #TCPAcademy #FFK #FIFA
Categories:
Informacione
Tags:
futboll