XHIROJA E 19-TË – FITORE ME ZEMËR!
29 Mar 2026 · 1 min read
XHIROJA E 19-TË – FITORE ME ZEMËR!
Sot nuk ishte vetëm një ndeshje… ishte dëshmi e karakterit, e forcës dhe e shpirtit luftarak të djelmoshave tanë!
Nga minuta e parë deri te fishkëllima e fundit, ekipi ynë U17 luftoi pa u ndalur — dhe në fund, puna, sakrifica dhe besimi u shpërblyen me një fitore të madhe ndaj QS Prishtinës!
3 pikë të arta që tregojnë qartë se çfarë përfaqësojmë: disiplinë, pasion dhe unitet!
👏 Bravo djelmosha për angazhimin maksimal dhe për krenarinë që na dhuroni çdo herë në fushë!
Ne nuk dorëzohemi. Ne luftojmë. Ne fitojmë.
NE JEMI PRO 💙🤍
Categories:
Football
Tags:
Ndeshje kampionale